Forcat tajlandeze vrasin 15 kontrabandistë drogë, sekuestrohen 2 milionë pilula metamfetaminë

schedule15:05 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 15:05 - 18 Dhjetor, 2023

Në një shkëmbim zjarri me anëtarët e forcave të sigurisë tajlandeze në veri pranë kufirit me Mianmar, 15 kontrabandistë droge u vranë dhe u sekuestruan rreth dy milionë pilula metamfetaminë, sipas autoriteteve të vendit.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pasi policia lokale mori informacion në lidhje me aktivitetet e kontrabandistëve në zonën kufitare me Mianmarin në provincën Chiang Rai, tha Phanurat Lukbun.

Anëtarët e forcave të sigurisë tajlandeze zbuluan një grup prej rreth 20 personash që mbanin çanta shpine, filluan t’i identifikonin dhe kërkuan të kontrollonin çantat e shpinës, por anëtarët e këtij grupi filluan të qëllonin mbi ta, tha Phanurat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!