Forcat ruse kanë sulmuar me raketa një ndërtesë banimi në Zaporizzhia, duke shkaktuar një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas informacioneve nga kreu i qytetit, 25 persona janë shtruar në spital.
“Fatkeqësisht, një person, i cili mbeti i plagosur nga sulmet, ka ndërruar jetë,” tha Kurtiev në Telegram.
Sipas informacioneve deri më tani, aktualisht në spitale ndodhen të shtruar 25 persona, 3 persona në gjendje të rëndë, 19 në gjendje të qëndrueshme.
/abcnews.al