Forcat ruse sulmojnë Kharkiv, digjet familja me 5 anëtarë, mes tyre një tre-vjeçar

schedule13:12 - 11 Shkurt, 2024

schedule 13:12 - 11 Shkurt, 2024

Pesë anëtarë të një familje dhe 2 persona të tjerë u dogjën të gjallë kur forcat ruse hapën zjarr në një pikë karburanti në Kharkiv. 35-vjeçarja Olga Pyutiatina u dogj e gjallë teksa mbante në krahë djalin e saj të vogël Pavlos.

Si pasojë e shpërthimit, 12 shtëpi u dogjën.

Gruaja fatkeqe dhe tre fëmijët e saj ishin fshehur në banjën e shtëpisë së tyre teksa zjarri kishte rrethuar shtëpinë e tyre ndërsa bashkëshorti i saj Grigor ndodhej në një dhomë tjetër.

Gruaja ishte përpjekur të shpëtonte foshnjën e saj dhjetë muajshe dhe fëmijët e saj shtatë dhe tre vjeç.

Kharkiv është përballur me sulme të pamëshirshme me raketa dhe dron në javët e fundit, me sulmin e fundit që besohet të jetë kryer nga dronët Shahed të furnizuar nga Rusia nga Irani.

Nëna e Grigorit, e cila humbi djalin, nusen dhe tre nipërit  dha ADN me shpresën për të identifikuar anëtarët e familjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!