Forcat ruse vazhduan një breshëri sulmesh përgjatë frontit të përqendruara në dy qytete ukrainase në rajonin lindor të Donetskut, njoftoi ushtria e Ukrainës, pasi Kievi tha se zmbrapsi më shumë se 40 sulme të armikut gjatë 24 orëve të fundit.
Luftimet ishin më të ashpra në Bakhmut, tha të dielën shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, një nga dy qytetet në lindje, së bashku me Avdiivka, shkruan Reuters.
Rusët kanë rrethuar Bakhmutin prej muajsh në betejën më të gjatë në më shumë se një vit lufte.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky denoncoi sulmet ajrore ruse që përkonin me kremtimin e të Dielës së Palmës Ortodokse, duke thënë se Moska po izolohej më tej nga bota.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës deklaroi se një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij, 11 vjeç, u vranë pasi forcat ruse goditën një ndërtesë banimi në Zaporizhzhia, në juglindje./abcnews.al