Forcat ruse lirojnë kryebashkiakun e rrëmbyer

schedule19:57 - 16 Mars, 2022

schedule 19:57 - 16 Mars, 2022

Forcat ruse kanë liruar kryebashkiakun e qytetit të Melitopol-it Ivan Fedorov, i cili sipas Ukrainës u rrëmbye javën e shkuar. Lajmin e lirimit e bëri të ditur një zyrtar i lartë nga zyra e presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.

“Kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov, është liruar nga rusët”, tha shefi i shtabit të Zelenskiy, Andriy Yermak në një postim në rrjet.

Ukraina njoftoi se Fedorov u rrëmbye nga forcat ruse të premten e kaluar. Disa pamje nga kamerat e sigurisë tregojnë sesi ai po dilte nga bashkia e qytetit, i rrethuar nga ushtarë rusë.

“Kryebashkiaku i Melitopol është “gjallë, por po e torturojnë” për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë në një video”, kështu u shpreh presidenti Volodymyr Zelenski në njw dalje pwr mediat mw 12 mars.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se Ivan Fedorov u rrëmbye dhe u mor me kokën e mbuluar me një qese plastike. /abcnews.al/