Ushtria ruse mori nën kontroll fshatin Ivanovka në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donjeckut (DNR), tre kilometra larg fshatit Progresa, njoftoi këtë të enjte Ministria e Mbrojtjes.
Njësitë e grupit të trupave “Qendra” çliruan në mënyrë aktive fshatin Ivanovka”, thuhet në përmbledhjen e rrjedhës së operacionit special ushtarak.
Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes më 12 gusht, gjatë javës së kaluar trupat ruse morën kontrollin e Timofejevka dhe Veseloy, dhe gjatë korrikut ata çliruan 19 vendbanime në DNR./abcnews.al