Forcat izraelite sulmuan veriun dhe jugun e Gazës

schedule17:50 - 26 Qershor, 2024

schedule 17:50 - 26 Qershor, 2024

Forcat izraelite sulmuan këtë të mërkurë disa zona në të gjithë Gazën dhe banorët raportuan se luftimet vazhduan gjatë natës në Rafah në jug të enklavës palestineze.

Banorët thanë se luftimet u intensifikuan në lagjen Tel Al-Sultan në pjesën perëndimore të Rafahut, ku tanket po përpiqeshin të depërtonin në veri, raporton Reuters.

Më herët, gjatë kësaj të mërkure një sulm izraelit vrau tre palestinezë pranë kampit Jabalia.

Në kampin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, predha tankesh goditën një apartament, duke vrarë të paktën pesë persona, tha ai.

Në qytetin Beit Lahiya në Gazën veriore, një sulm ajror izraelit shkatërroi një shtëpi, duke vrarë katër palestinezë.

Që nga fillimi i majit, luftimet tokësore janë përqendruar në Rafah, ku rreth gjysma e 2.3 milionë banorëve të enklavës janë strehuar pasi janë larguar nga pjesë të tjera të Gazës.

Sulmet tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gaza filluan kur militantët e Hamasit pushtuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer më shumë se 250.

Si shenjë hakmarrjeje, 37,658 persona janë vrarë deri më tani në sulmet izraelite, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë në Gaza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!