Të paktën 20 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën mbrëmë në sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë.
Sipas dëshmive të banorëve të Jabalia dhe mediave të kontrolluara nga grupi Hamas, tanket izraelite po përpiqen të hyjnë në qendër të kampit të refugjatëve.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë shtuar sulmet në kampin e refugjatëve Jabaliya, ndërsa vazhdojnë sulmet ajrore në qytetin lindor të Rafah.
Forcat izraelite po bombardojnë gjithashtu lindjen e qytetit Rafah. Hamasi tha se anëtarët e tij po luftonin kundër IDF në lindje të Jabalia.
/abcnews.al