Forcat izraelite sulmojnë dhe arrestojnë dhjetëra besimtarë në xhaminë Al-Aksa

schedule11:43 - 5 Prill, 2023

schedule 11:43 - 5 Prill, 2023

Policia izraelite ka sulmuar dhe arrestuar dhjetëra besimtarë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa të Jerusalem-it. Të paktën 14 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur, teksa autoritetet izraelite thanë se kishin kryer një bastisje në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në ndjekje të atyre që i quajtën “agjitatorë”

Forcat izraelite përdorën granata dhe gaz lotsjellës,  ndërsa në pamjet e publikuara në mediat sociale shfaqen duke rrahur palestinezët me shkopinj. Referuar zyrtarëve palestineze, të paktën 400 persona u arrestuan dhe ndodhen në ë paraburgim izraelit.

Policia izraelite tha në një deklaratë se ata u detyruan të hynin në kompleks pasi “agjitatorët e maskuar” u mbyllën brenda xhamisë me fishekzjarrë, shkopinj dhe gurë.

Pas dhunës në Al-Aksa, disa raketa u hodhën nga Gaza veriore drejt Izrael-it. Ushtria izraelite tha se pesë raketa u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore rreth qytetit të Sderot në jug të Izrael-it dhe se katër të tjera kishin rënë në zona të pabanuara.

Në Gaza, dhjetëra demonstrues dolën në rrugë gjatë natës, duke djegur goma.

Tensioni ka qenë tashmë i lartë në Jerusalem-in Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor prej muajsh. Ekziston frika e dhunës së mëtejshme ndërsa festat e rëndësishme fetare – muaji i agjërimit mysliman të Ramazanit dhe Pashkët hebraike, janë në të njëjtën kohë.

Konfrontimet në Al-Aksa, faltorja e tretë më e shenjtë në Islam dhe vendi më i shenjtë në judaizëm, në të cilin përmendet si Mali i Tempullit kanë ndezur luftëra vdekjeprurëse ndërkufitare midis Izrael-it dhe sundimtarëve të Hamas-it të Gazës në të kaluarën  për herë të fundit në vitin 2021.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!