Forcat izraelite nuk ndalen, raportohet për 12 të vrarë në spitalin indonezian

schedule09:35 - 20 Nëntor, 2023

schedule 09:35 - 20 Nëntor, 2023

Të paktën 12 pacientë dhe të afërmit e tyre u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm izraelit në një spital indonezian në qytetin verior të Gazës, sipas një njoftimi të  Ashraf al-Kintreh, përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit.

Ushtria izraelite ka rrethuar spitalin indonezian në Gaza dhe ne kemi frikë se do të ndodhë e njejta gjë si në spitalin Al Shifa, shtoi ai.

“Ka rreth 700 pacientë dhe staf shëndetësor në spitalin indonezian”, i cili ndodhet në periferi të kampit të refugjatëve Jambaliya, vazhdoi al-Kintreh.

“Ekipet e kujdesit shëndetësor kanë vendosur të qëndrojnë pranë pacientëve të tyre”, tha ai.

Hamasi tha se ushtria izraelite po bën një “luftë kundër spitaleve”, ndërsa Izraeli akuzon lëvizjen palestineze për përdorimin e infrastrukturës shëndetësore për qëllime ushtarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!