Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës testojnë aftësitë reaguese, Komanda Amerikane për Evropën i vëzhgon

schedule09:16 - 12 Gusht, 2024

schedule 09:16 - 12 Gusht, 2024

Ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu ka njoftuar se Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Ai ka ndarë disa pamje nga ky moment në rrjetet sociale, ku trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, gjatë stërvitjes.

“Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, ka shkruar Vëngu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!