Ushtria bjelloruse po vazhdon stërvitjet me luftëtarët e grupit Wagner në një bazë ushtarake pranë kufirit polak. “Forcat e armatosura të Bjellorusisë vazhdojnë stërvitjen e përbashkët me luftëtarët e Wagner PMC (Kompania Ushtarake Private)”, tha ministria e mbrojtjes bjelloruse.
“Gjatë javës, njësitë e forcave të operacioneve speciale së bashku me përfaqësues të kompanisë do të përpunojnë detyrat e stërvitjes luftarake në poligonin ushtarak të Brest”. Luftëtarët e ëagner janë vendosur në Bjellorusi pas rebelimit që zgjati vetëm për disa orë muajin e kaluar në Rusi.
Kreu i grupit, Yevgeny Prigozhin pranoi të tërhiqej pas një marrëveshje me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko. Dje u bë publike një video që tregonte Prigozhin duke mirëpritur ushtarët e tij në Bjellorusi. Në pamje, ai u tha trupave që trajnimi i tyre do ta bënte ushtrinë bjelloruse të dytën më të mirën në botë.