Forcat Ajrore izraelite njoftuan këtë të martë se kanë dërguar avionë transporti në Evropë për të rikthyer qindra izraelitë që do të shërbejnë si rezervistë në luftën në Gaza që ka nisur në fundjavë.
Në një postim në rrjete sociale, Forcat Ajrore njoftuan se avionët e Hercules po merrnin pjesë në transportin ajror emergjent. Ata nuk bënë me dije se në cilat vendetë Evropës janë dërguar.
Përveç kësaj, në Moskë, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov njoftoi se Moska dhe Uashingtoni nuk janë në kontakt në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme./abcnews.al