“Forca shqiptaria dhe sa më lart”, Lorik Cana karikon “Legjionarët” para sfidës historike

schedule19:36 - 11 Qershor, 2024

schedule 19:36 - 11 Qershor, 2024

Teksa vetëm katër ditë na ndajnë nga fillimi i fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, të gjithë presim me ëndje debutimin e “Kuqezinjve” tanë, në këtë rrugëtim ëndrrash, të cilin e përjetojmë për herë të dytë në histori dhe që kërkojmë mbështetje maksimale.

Përmes një videoje të publikuar në profilet zyratre të FSHF-së online, ish-kapiteni historik i “Legjionarëve”, Lorik Cana ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren dhe bën me dije se do të jetë në stadium për ndeshjen ndaj Italisë, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 15 qershorit, në mitikun e Borussia Dortmund, “Signal Iduna Park”.

“Bashkëkombasit e mi përshëndetje! Mungon edhe pak kohë para një kapitulli tjetër historik të sportit dhe futbollit shqiptar, Kampionati Europian 2024. Me plot krenari elementi shqiptar do të jetë prezent për herë të dytë dhe me plot dëshirë dhe kënaqësi unë si Lorik dhe të gjithë ish-lojtarët e ekipit kombëtar do të jemi prezent bashkë me delegacionin për të mbështetur Kombëtaren për ndeshjen me Italinë. Forca shqiptaria dhe sa më lart!”,- është shprehur “legjenda” e mbrojtjes shqiptare. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!