“Forca më e madhe e natyrës mes shtyllave, nuk ka portier si Donnarumma”

schedule19:56 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 19:56 - 26 Dhjetor, 2020

16 vjeç, 8 muaj dhe 6 ditë ishte Gianluigi Donnarumma kur debutoi në Serie A me Milanin. Ishte 25 tetori i vitit 2015 dhe kuqezinjtë luanin në “San Siro” ndaj Sassuolos. Në stol ishte Sinisa Mihajlovic, i cili i surprizoi të gjithë me guximin për t’i besuar një fanellë titullari mes shtyllave një adoleshenti të talentuar.

Të gjithë flisnin shumë mirë për Gigion. Portieri i parë i Milanit ishte Diego Lopez në atë periudhë, por talenti italian nisi të dhurojë paraqitje fantastike mes shtyllave dhe nuk e lëshoi më postin e titullarit.

Diego Lopez festoi 39-vjetorin e lindjes muajin e kaluar. Ish-portieri i Milani dhe Real Madrid, është pjesë e Espanyol prej vitit 2017, teksa thur elozhe për Donnarummën në prononcimin e dhënë për AS.

 

Diego Lopez kur luante me Milanin

Donnarumma është forca më e madhe e natyrës që kam parë mes shtyllave. Gjithmonë e them që ka një talent të pabesueshëm, që në moshën 16-vjeçare kishte një fizik impresionues. Po thyen çdo lloj rekordi.

Kur u shfaq e gjithë aftësia e tij në portë, për mua u bë shumë e vështirë të luaja. Ky është shkaku pse shfrytëzova rastin të kaloja tek Espanyol. Dy vitet që kalova te Milan mbeten shumë të mirë, mësova shumë gjëra.

Dua të mbyll karrierën tek Espanyol, përndryshe nuk do të pranoja të luaja edhe në Segunda. Gëzoj besimin e plotë të klubit. Nuk ka rëndësi vetëm ajo që jep në fushë, por edhe ajo që përcjell jashtë saj dhe rëndësia që ke në dhomat e zhveshjes“, përfundon Diego Lopez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!