Mbrëmjen e sotme pritet të zhvillohet finalja e madhe e Europa Leagues mes Interit dhe Sevillas. Ndeshja është programuar në orën 21:00 në stadiumin e Koelinit në Gjermani. Pikërisht përpara sfidës mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, ka vendosur të postojë një foto në “Instagram” për t’i dhënë akoma më shumë zemër ekipit.
“Ne arritëm në këtë finale me shumë punë, djersë dhe falë bashkëpunimit të ekipit. Forca Inter. Kush e di…,” shkruan italiani përkrah fotos. Fotoja e përzgjedhur nga Ranocchia është gjatë një moment festimi të një goli të shënuar nga zikaltrit.
Kujtojmë që në këtë sezon, 32-vjeçari është aktivizuar në 12 ndeshje në të gjithë kompeticionet. Shanset që Andrea të luajë titullar në ndeshjen e sotme janë shumë të pakta, pasi Antonio Conte nuk pritet të heqë dorë nga treshja e mbrojtesj, Godin-De Vrij-Bastoni. /abcnews.al