“Forca e Milan është kolektivi”, Braida për Leao: Është një kampion, por ai duhet të rritet

schedule16:00 - 9 Maj, 2022

schedule 16:00 - 9 Maj, 2022

Milan vazhdon të kryesorë në Seria A, teksa është favoriti kryesorë për të fituar Scudetton, pasi është dy pikë përpara Interit në klasifikim, kur kanë mbetur edhe dy finale për t’u zhvilluar.

Mbrëmë kuqezinjtë e Stefano Piolit fituan me shifrat 3-1 ndaj Veronës, duke përmbysur disavantazhin e pjesë së parë, teksa Tonali me dopietë dhe Leao me asiste ishin dy nga protagonistët kryesorë të sfidës.

Në intervistën e tij me La Gazzetta dello Sport , ish-menaxheri i Milanit, sot te Cremonese, Ariedo Braida, është shprehur se Rafael Elao është një kampion, por duhet të rritet akoma, ndërsa theksoi se Tonali është një personalitet i rëndësishëm për Milan.

Ndër të tjera ish-menaxheri i kuqezinjve nuk la pa përmendu edhe Ibrahimovic, i cili sipas tij është “idhulli” i tifozëve.

“Leao potencialisht një kampion. Por ai është i ri, duhet të rritet. Ai ka bërë gjëra mbresëlënëse, dhuroi dy asiste mbrëmë, por në këtë Milan forca është kolektivi.

Më lejoni të shpjegoj: Nuk ka një Kaka apo një Shevchenko, nga ata për të cilët fëmijët çmenden dhe duan të kenë fanellën e tyre me çdo kusht, përveç Ibrës, sigurisht. Grupi është ideja fituese. Dhe aty në mes shoh me interes rritjen eksponenciale të Tonalit, i cili  shënoi një dopietë dhe tregoi një personalitet të rëndësishëm”, theksoi Braida. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!