“Forca e Ligjit” në Shijak, zbarkon në resortin ku u mbajt viktima Jan Prenga

schedule14:36 - 3 Shkurt, 2020

schedule 14:36 - 3 Shkurt, 2020

Operacioni Forca e Ligjit këtë të hënë ka zbritur në terren ku ka ndërmarrë aksionin e parë. OFL-ja ka nisur aksionin në Shijak për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre dhe resorti ku i mbajt peng Jan Prenga.

Sipas informacioneve për abcnews.al bëhet me dije se, Operacioni Forca e Ligjit thanë se po sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.

Dyshimet e para në lidhje me këtë hetim lidhen me dyshimet për pasurinë e Hajrave që vjen nga aktivitet kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!