Fondi i rimëkëmbjes së BE-së mund të forcojë autokratët, Brukseli të marrë masa

schedule11:11 - 12 Korrik, 2021

schedule 11:11 - 12 Korrik, 2021

Nga Piotr Buras, Balkan Insight 

Partia populiste  e Polonisë Ligji dhe Drejtësia (PiS)  dëshiron që të ketë të gjithë pushtetin në dorë.

Më 13 korrik, Tribunali kushtetues pritet të vendosë, me urdhër të kryeministrit Mateusz Morawiecki, që vendimet e Gjykatës së  Drejtësisë të BE-së që synojnë rikthimin e pavarësisë së gjyqësorit në Poloni nuk mund të zbatohen në vend.

Në të njëjtën ditë, Kryeministri do të udhëtojë në Bruksel për të bindur Ursula von der Leyen se Komisioni Europian duhet t’i japë Polonisë 24 miliardë euro nga  750 miliardë euro grante dhe huatë për të ndihmuar ekonomitë europiane nga pasojat e COVID.

BE nuk është thjesht një komunitet i bazuar në demokraci dhe shtetin e së drejtës; është gjithashtu një organizatë e cila funksionon në  mënyrë të favorshme për qeveritë jodemokratike dhe madje mund të forcojë impulset e tyre autoritare, raporton abcnews.al

Sistemi i Kryeministrit hungarez Viktor Orban kurrë nuk mund të ishte fuqizuar aq shpejt pa përfitimin e fondeve të BE-së, të cilat formojnë një shtyllë të domosdoshme të këtij sistemi.

Me fondin e rimëkëmbjes, ky paradoks po bëhet një problem themelor, pasi disbursimet e tij i nënshtrohen më pak verifikimit të BE-së sesa fondeve nga buxheti “tradicional” i BE-së. Ideja është që këto fonde duhet të shpenzohen sa më shpejt që të jetë e mundur, pa formalitete të panevojshme.

Ekziston rreziku që pa kujdesin e duhur, fondet e BE-së do të rrisin edhe më shumë “korrupsionin e madh” në disa shtete. Kjo nënkupton një sistem shtetëror të bazuar në diskrecion dhe logjikën e partikularizmit politik që privilegjon ata në pushtet, të cilët do të shfrytëzojnë këto burime për nevojat e tyre dhe të bashkëpunëtorëve të tyre.

Përhapja e këtij modeli të qeverisjes po shkatërron BE-në nga brenda. Javën e kaluar, Komisioni vendosi të mbrojë rekomandimin e  planit kombëtar hungarez të rimëkëmbjes. Sipas Komisionit, Hungarisë i mungon një sistem efikas anti-korrupsion, raporton abcnews.al

Marrja e fondeve të BE-së për Hungarinë është një vendim historik dhe i vonuar. Por BE-ja duhet të adresojë menjëherë rreziqe të ngjashme edhe në vendet e tjera – më së shumti në Poloni.

 

Që nga viti 2015, kur PiS erdhi në pushtet,  ndryshimi i ligjeve ka qenë një proces i vazhdueshëm. Më 7 korrik, qeveria propozoi një ligj të ri që do të synonte drejtpërdrejt televizionin kryesor të pavarur dhe kritik të qeverisë TVN duke i mohuar  një zgjatje të licencës  të transmetimit. Mbyllja me forcë e shtyllës kryesore të medias së pavarur në Poloni, në pronësi të kompanisë mediatike amerikane Discovery,  do të shihej si një veprim i Orban ose Putin.

Në kontekstin e shpenzimit të parave të BE-së, shqetësimi kryesor lidhet me politizimin e plotë të Prokurorisë e Përgjithshme Kombëtare, si dhe heqjen e garancive sistemike të pavarësisë së gjykatave.

Që nga viti 2016, zyra e prokurorit është kontrolluar tërësisht nga ministri i drejtësisë, i cili kryen rolin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai mund të emërojë dhe shkarkojë prokurorë sipas dëshirës, ​​të vendosë për ngritje në detyrë dhe shpërblime, të zhvendosë çështjet në mënyrë arbitrare nga një zyrë e prokurorit në tjetrën, të ndërhyjë në hetime dhe të ndryshojë prokurorët që kanë në dorë çështjen, raporton abcnews.al

Prandaj, nuk është për t’u habitur që zyra e prokurorit nuk ndërhyn kur kërcënohen interesat e partisë në pushtet ose se ajo vepron sipas diktatit të një ministri duke injoruar vendimet e gjykatës.

Ministri i drejtësisë dhe qeveria gjithashtu kanë kompetenca të mëdha mbi gjyqësorin dhe gjyqtarët e vendit janë persekutuar nëse kanë guxuar të kritikojnë politizimin e gjyqësorit. Ky sistem paraqet një kërcënim të rëndë për BE-në, pasi sistemi i tij anti-korrupsion bazohet në bashkëpunimin me institucionet kombëtare. Kur agjencia anti-korrupsion OLAF zbuloi një rast mashtrimi, ajo e kaloi çështjen tek institucionet kombëtare, duke i lënë ata të vendosin nëse duhet të bëhen akuza zyrtare.

BE nuk ka asnjë ndikim. Kur partia e Ministrit të Drejtësisë Zbigniew Ziobro shpenzoi fondet europiane  – një prokuror thjesht mbylli hetimin. Kështu Polonia ka vendosur të mos bashkohet me Zyrën e Prokurorit Publik Europian  (EPPO), e cila ka një mandat për të ndjekur penalisht njerëzit.

Polonia është gjithashtu një nga vendet e pakta anëtare që nuk është zotuar të garantojë ndonjë nga parimet e transparencës kur bëhet fjalë për shpenzimet nga fondi i rimëkëmbjes.

Verdikti i pritur i Tribunalit Kushtetues Polak do të prishë të gjithë sistemin e mbrojtjes të së drejtës në BE. Nëse Polonia vendos të bojkotojë juridiksionin e GJEDNJ (Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut)  në çështjet që lidhen me funksionimin e gjyqësorit, nuk do të kishte garanci sistematike për menaxhimin e duhur të fondeve të BE-së, pasi pavarësia e gjykatave do të dëmtohej .

Dy ditë më vonë, GJEDNJ ka të ngjarë të vendosë që i gjithë sistemi disiplinor polak për gjyqtarët, i kontrolluar plotësisht nga qeveria, është në kundërshtim me parimin e BE-së të pavarësisë gjyqësore dhe duhet të mos merret parasysh.

Vendimi nga gjykata kushtetuese polake ka për qëllim të parandalojë zbatimin e një vendimi të tillë. Kështu do të përmirësohej koncepti themelor i përparësisë të së drejtës së BE-së.

 

BE duhet të mësojë nga e kaluara. Ajo duhet të veprojë jo kur një korrupsion i madh ose shembja e sistemit të sundimit të ligjit ka ndodhur tashmë, por duhet ta parandalojë diçka të tillë. Që nga 1 janari, ” mekanizmi i BE-së për të mbrojtur buxhetin” nuk ka bërë asnjë ndryshim, i cili u krijua pikërisht për të adresuar një kërcënim të tillë.

Komisioni duhet të aktivizojë këtë mekanizëm sa më shpejt që të jetë e mundur si për Hungarinë ashtu edhe për Poloninë. Në veçanti, të mohosh përparësinë e  traktateve të BE-së mbi kushtetutën kombëtare duhet të shihet si ajo që është – një kërcënim serioz për interesat financiare të BE-së, raporton abcnews.al

Komisioni gjithashtu duhet të rekomandojë që plani polak i rimëkëmbjes do të miratohet vetëm nëse sigurohen parime të mjaftueshme të transparencës, së bashku me kriteret e përcaktuara saktësisht për zgjedhjen e projekteve, monitorimin efektiv nga institucionet e pavarura dhe zbatimin e plotë të vendimeve të GJEDNJ.

Këto masa do të jenë thelbësore për të vendosur se çfarë lloj Europe do të rindërtohet si rezultat i solidaritetit të jashtëzakonshëm midis vendeve të BE-së.

A do të jetë një Europë që mbështet sundimin e  ligjit dhe demokracisë? Apo një Europë e minuar nga rrymat autoritare që ushqejnë mbështetjen e BE-së?

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!