NORVEGJI- Fondi sovran i pasurisë i Norvegjisë raportoi sot një humbje rekord prej 1,64 trilion koronash norvegjeze (164,4 miliardë dollarë) për vitin 2022. Kthimet e investimeve nga fondi ishin minus 14,1 për qind për vitin e kaluar, sipas Menaxhmentit të Investimeve të Bankës Norges (NBIM). Kthimi ishte 0,88 pikë përqindje më i mirë se kthimi i indeksit standard, që është ekuivalent me 118 miliardë korona (17,15 miliardë dollarë).
“Tregu u ndikua nga lufta në Evropë, inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit”, tha kreu i NBIM, Nicolai Tangen, në një deklaratë.
“Kjo ndikoi negativisht si në tregun e aksioneve, ashtu edhe në tregun e obligacioneve në të njëjtën kohë, gjë që është shumë e pazakontë. Të gjithë sektorët në tregun e aksioneve kanë pasur kthime negative, me përjashtim të energjisë”, theksoi ai.
Kthimi i investimeve nga kapitali i fondit ishte në minus 15,3 për qind në vitin 2022 dhe minus 12,1 për qind për investimet me të ardhura fikse. Fondi me bazë në Oslo, i themeluar në vitin 1996, kishte një vlerë prej 12,4 trilionë koronash (1,2 trilion dollarë) më 31 dhjetor 2022. Monedha e Norvegjisë u dobësua me më shumë se 11 për qind kundrejt dollarit amerikan vitin e kaluar. /abcnews.al