“Fondi Elliot e ka shitur Milanin, presidenti i ri do blejë… Leo Messin”

schedule16:16 - 11 Mars, 2020

schedule 16:16 - 11 Mars, 2020

Situata te Milani nuk është aspak pozitive. Shanset për t’u kualifikuar sezonin e ardhshëm në Champions League janë zero dhe mes drejtuesve ka filluar një “luftë” e hapur. Gjithsesi, për të ngrohur zemrat e tifozëve të shumtë të kuqezinjve ka menduar Fabio Santini.

Në një prononcim për 7 Gold, gazetari italian, një ekspert për lëvizjet në merkato, deklaron se Fondi Elliot e ka shitur klubin e madh te Bernard Arnault për një shifër rreth 900 milion eurove. Presidenti i ri, i cili është një manjat francez që zotëron firmën Louis Vuitton, do të investojë për të rikthyer Milanin aty ku e meriton.

Sipas Santonit, Arnault do të nisë një ofensivë për të transferuar Leo Messin në Milanon kuqezi, një operacion që pritet të prekë shumë e 300 milion eurove në total, teksa nuk do të shitet portieri Donnarumma. /abcnews.al

 

Arnault (majtas) dhe Elliot (djathtas)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!