Fondi 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor/ Meka: Anëtarësimi në BE fillon me integrimin ekonomik

schedule14:20 - 29 Shkurt, 2024

schedule 14:20 - 29 Shkurt, 2024

Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka thotë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur në Tiranë të enjten, shënon një gur tjetër kilometrik në përshpejtimin e vendeve të rajoni t për t’iu afruar unionit.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Meka u shpreh se anëtarësimi në Bashkimi Evropian fillon me integrimin ekonomik të vendeve.

“Natyrisht, samiti shënon një gur tjetër kilometrik në përshpejtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’iu afruar Bashkimit Evropian. Sa i përket theksit që vihet në zhvillimin ekonomik, përtej shifrave, e rëndësishme është ajo që do të vijë më vonë, se ku do të orientohen këto fonde. Këto fonde nuk do të ndahen në mënyrë të barabartë. Nëse flasim me shifra absolute pa pasur referenca të shtrirjes në kohë dhe sektorët, jemi ende të paqartë. Mbetet për t’u parë më i detajuar plani i orientimit të këtyre fondeve. Rruga është shumë e gjatë për anëtarësimin në Bashkimin Evriopoan. Ka një skepticizëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Është gjetur një mekanizëm elegant për të shprehur këtë lloj pakënaqësie të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Jo integrim i plotë, por fillimisht integrohemi me ekonomi. Pa iu afruar ekonomikisht Bashkimit Evropian, është iluzion të bashkohesh politikisht me të”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!