Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore, kanë vlerësuar se duhet më shumë se 50 miliardë dollarë për të rindërtuar Gazën dhe Bregun Perëndimor pas konfliktit 15-mujor Izrael – Hamas.
Sipas Reuters, vlerësimi i përkohshëm i shpejtë i dëmeve dhe nevojave, thotë se nevojiten 53.2 miliardë dollarë për rikuperimin dhe rindërtimin gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
Sipas raportit, 20 miliardë dollarët e parë do të nevojiten në tre vitet e para, ndërsa pjesa tjetër për vitet në vijim.
Raporti i publikuara dhe nga Kombet e Bashkuara, vlerëson se me mbi 60 për qind të shtëpive të shkatërruara nga lufta, sektori i strehimit kërkon rreth 15.2 miliardë dollarë.
Sipas raportit, sektori i tregtisë dhe industrisë do të ketë nevojë për rreth 6.9 miliardë dollarë, ashtu si edhe sektori i shëndetësisë.
Rigjallërimi i industrisë bujqësore do të marrë rreth 4.2 miliardë dollarë, transporti do të kërkojë 2.9 miliardë dollarë, ujë dhe kanalizime rreth 2.7 miliardë dollarë dhe arsimi 2.6 miliardë dollarë.


