Fondet e Tiranës i kaluan Fierit, SPAK nis hetimet për transferimin e parave të inceneratorit

schedule16:14 - 17 Nëntor, 2022

schedule 16:14 - 17 Nëntor, 2022

SPAK ka nisur hetimet lidhur me aferën e inceneratorëve.

Sipas BW, fondet për incenetarorin e Tiranës i kanë kaluar Fierit dhe SPAK ka nisur hetimet lidhur me arsyen e transferimit të fondeve.

Bëhet me dije se përgjegjëse për kontrollin e transferimit është ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ndërkohë, ditën e djeshme 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie.

Për 5 prej tyre vendimi u ekzekutua, teksa 5 të tjerë janë jashtë territorit të vendit.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!