Fondacioni Gates 120 milionë euro për ilaçin kundër Covid

schedule08:17 - 20 Tetor, 2021

schedule 08:17 - 20 Tetor, 2021

Bill Gates së fundmi ka deklaruar se do të ofrojë më shumë se 100 milionë euro nga fondacioni i tij për të marrë ilaçin korporativ Merck & Co kundër koronavirusit në botë menjëherë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft këtë të mërkurë ka bërë me dije se përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates do të financojë rreth 120 milionë dollarësh për të bërë të mundur që ilaçi të mbërrijë në sa më shumë vende në 2022.

Mediat e huaja bëjnë me dije se laboratori amerikan Merck ka zhvilluar një ilaç që zvogëlon ndjeshëm rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes nga Covid-19 kur administrohet në ditët e para pas infektimit me koronavirus.

Ky ilaç jepet në formë pilule, kështu që është i lehtë për t’u përdorur dhe ofron një alternativë të shumëpritur për vaksinat, veçanërisht për vendet që nuk kanë qasje të lehtë në to. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) aktualisht po shqyrton nëse do të licencojë pilulën.

Paratë e investuara nga Fondacioni Gates do të përdoren kryesisht për të promovuar prodhimin e gjenerikëve të këtij ilaçi nga kompani të tjera, kryesisht indiane, të cilave Merck tashmë i ka dhënë leje.

Ndërkohë Merck parashikon se do të përgatisë dozat e nevojshme për 10 milionë trajtime deri në fund të vitit. Por shumica e tyre rrezikojnë t’u jepen vendeve të pasura, si me vaksinën Covid-19./abcnews.al