Foltorja, tym e kaos në Kuvend/ Buxheti miratohet nen për nen mes rremujës nga opozita

schedule15:34 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 15:34 - 7 Dhjetor, 2023

Pa Sali Berishën, Gazmend Bardhin dhe 4 besnikë të tyret, opozita prodhoi protagonistë të tjerë të bllokimit në Kuvend.

Kapsollat ishte pjata surprizë në menunë bllokuese të pakicës parlamentare.

Në këto kushte, mazhoranca nuk tentoi asnjë diskutim për buxhetin dhe paketën fiskale, duke e miratuar brenda 8 minutash.

Edi Rama ishte në Kuvend, por jo Lulzim Basha. Mbështetësit e kreut zyrtar të PD-së, qëndruan në distancë edhe me kaosin e kolegëve, edhe me buxhetin e socialistëve.

Ata votuan kundër.

Jashtë sallës, PS dhe demokratët lajmëruan qëndrimin pa ndryshim nga llogoret e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!