“Foltorja nuk njihet ligjërisht”, Bejko: Dialogun e kemi me shqiptarët, jua them unë kush bashkëpunon me Ramën

schedule13:49 - 19 Tetor, 2023

schedule 13:49 - 19 Tetor, 2023

I ftuar në studion e Tirana Live, në ABC News nënkryetari i PD, Roland Bejko u shpreh se Enkelejd Alibeaj do të vijojë të qëndrojë si përfaqësues në komisionin për reformën zgjedhore, si pjesë e PD. Ndër të tjera Bejko tha se ka vetëm një PD, ajo me kryetar Lulzim Bashën dhe se Foltorja nuk njihet ligjërisht.

“Kur është bërë marrëveshja që do ketë përfaqësim në komision bipartisan PD është përfaqësuar me Alibeaj ai vijon në PD, kështu që do vijojë të qëndrojë në komision.

Foltorja është një faktor i brendshëm politik që ka rrjedhur, por nuk ka legjitimitet për t’u përfaqësuar si forcë e dytë. Ka vetëm një PD, nuk ka dy, është vetëm PD me kryetar Lulzim Bashën.

Kush a ka ndarë mendjen ta mbajë Shqipërinë në konflikt, do e mbajë sic e ka bërë prej 32 vitesh. Cështja është të ndahemi nga politika e vjetër dhe të shohim përpara.

Shqiptarët e kanë braktisur Berishën, një pjesë që është pas tij e ka humbur të drejtën për të qenë anëtar të PD, nëse punon për një forcë tjetër politike dhe jo për partinë tëndë, e humbet të drejtën për të qenë anëtar partie.

PD ka identitentin e vet po përmbyll ciklin organizativ të saj në të gjithë forumet e veta, kush dëshiron të jetë anëtar duhet të njohë Bashën kryetar, kush do të jetë pjesë e një lëvizje cartiste, konfliktuale, të ndjekë Berishën. Ne dialogun do e kemi me shqiptarët. Ne nuk mund të mbetemi peng i një rrethi vicioz ku do non grata ta fusë opozitën, dhe ta lë vendin pa alternativë. Ne jemi alternativa,” u shpreh Bejko, ndërsa akuzoi pjesën tjetër të demokratëve si bashkëpunëtorë të Ramës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!