“Foltorja dhe gojorja”, Alibeaj i përgjigjet Ramës: Gjuha e shthurur nuk habit më askënd

schedule12:52 - 21 Korrik, 2022

schedule 12:52 - 21 Korrik, 2022

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj i është përgjur kryeministrrit Edi Rama për gjuhën e përdorur në Kuvend.

Alibeaj shkruan në një postim në Twitter se gjuha e Ramës nuk habit më askënd, teksa dënoi edhe faktin se kryeministri nuk u shpreh për gjenocidin serb në Kosovë.

Lexo edhe: “Foltorja dhe gojorja”, Rama me gjuhë të ashpër ndaj PD-së: Jeni thika në gjoksin e Kosovës

Reagimi i plotë:

Kryeministri që paska veshur sot kostumin e nacionalizmit nuk gjeti dot asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë. Përgjërohet sot për Kosovën, që është sot e pavarur falë SHBA-ve dhe aleatëve, ndërsa vetëm 4 ditë më parë shpaloste teoritë e sovranitetit.

Sa për gjuhën e shthurur kjo nuk habit më askënd. Veç ngjall neveri tek ata që janë dhe sillen ndryshe dhe nostalgji tek ata që janë në formë dhe përmbajtje të ngjashëm. Ndërkohë asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!