Mbrëmja e sotme, ka qenë vërtetë shumë e ndezur në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Kjo pasi debatet nuk kanë së përfunduari.
Më i fundit është ai mes mamit të Kristinës dhe gjyshes së Mikeles, ku kjo e fundit e akuzon se po ndërhynë pa vend.
“Mikele kishte disa lëvizje, kurse Kristina kishte më shumë interpretim, por di të them që Kristina na mbërtheu më shumë se sa Mikele. Ishin sytë drejt saj. Kristina dha më shumë emocion”, tha mami i Kristinës.
“Është vajza jote ajo që dha më shumë emocion më shumë, jo djali im. Fol mirë, mos ndërhyrë në asnjë vend. Fol mirë, mos ndërhyrë atje ku nuk të takon. E ke gabim shoqe”, ia kthen gjyshja e Mikeles. l.k/abcnews.al