Foda “shuan” polemikat/ Brruti zgjodhi Shqipërinë, trajneri i Kosovës: Nuk kishte ftesë

schedule12:54 - 19 Mars, 2025

schedule 12:54 - 19 Mars, 2025

Shumë e kritikuan, ndërsa të tjerë nisën të luanin në “fushën e nacionalizmit” duke e quajtur tradhëtar. Vendimi i Etnik Brrutit për të lënë shiritin e kapitenit te Kosova U21 dhe për të zgjedhur përfaqësuesen e Shqipërisë ngriti një stuhi polemikash dhe debati në mediat kosovare.

Por për herë të parë për këtë çështje ka folur trajneri i “Dardanëve” Franko Foda. Tekniku nuk ka dalë nga roli i tij, duke shuar ndoshta përgjithmonë polemikat me zbulimin e një arsye të fortë që mund ta ketë shtyrë mesfushorin drejt ngjyrave kuqezi.

“Për ne me rëndësi është që të kemi lojtarë që duan të luajnë për Kosovën, që duan të luajnë me zemër për Kosovën. Por, Brruti tash ka vendosur të luajë për Shqipërinë dhe i urojmë suksese. Nuk ka pasur ftesë për të për ndeshjet e muajit mars pasi kemi vendosur për lojtarë të tjerë. Por për të ardhmen ka qenë një opsion real për Kombëtaren A”.

Kosova ndërkohë po përgatitet për sfidën e rëndësishme në “play off” e Ligës së Kombeve kundër Islandës. Duke nisur nga ndeshja e së enjtes në Prishtinë, “Dardanët” kërkojnë fitoren për të arritur objektivin për ngjitjen në Ligën B të këtij kompeticioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!