Foda: Italia kombëtarja më bindëse deri tani, besojmë edhe me 10% shanse

schedule23:22 - 25 Qershor, 2021

schedule 23:22 - 25 Qershor, 2021

Austria e realizoi objektivin kryesor për të kaluar grupet në Euro 2020. Ndeshja e raundit të 1/8-ve do të luhet ndaj Italisë, një prej kombëtareve më të forta dhe më në formë.

Trajneri i Austrisë, Franco Foda flet në konferencën për shtypin rreth takimit të ditës së shtunë (21:00). Ekipin e Mancinit e vlerëson shumë, por ai dhe djemtë e tij besojnë te kualifikimi.

Skuadra ime ka bërë diçka spektakolare duke siguruar kualifikimin, tani duam të shkojmë në çerekfinale. Duam të luajmë në Mynih të Gjermanisë, kemi besim se mund t’ia dalim. Jemi të përqendruar dhe gati.

Italia? I ka bindur të gjithë që nga ndeshja e parë, ata janë tepër të fortë edhe në tranzicion. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos bëjmë gabime në ndërtimin e lojës nga pas.

Italia ka qenë skuadra më bindëse deri tani, edhe në ndeshjen e tretë, edhe pse ndryshuan shumë lojtarë, luajtën shumë mirë.

Jam i sigurt që ata kanë respekt për ne dhe na kanë analizuar. Edhe ne luajmë futboll të bukur. E vështirë të thuash sa shanse kemi, por edhe me 10% mund të bësh shumë“, përfundoi 55-vjeçari gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!