Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të mbështetura nga policia lokale kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një operacion “blic” në Sarandë duke kryer kontrolle në disa banesa që kishin informacion se përdoreshin si baza nga shpërndarësit e lëndëve narkotike.
Operacioni është përqendruar në lagjen nr.4 të Sarandës, ndërsa në orët në vijim pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga policia e shtetit mbi bilancin e ndërhyrjes./ Abcnews.al