FMN rrit vlerësimin për ekonominë shqiptare/ Gazetarja: Ja faktorët që kanë ndikuar

schedule14:26 - 21 Nëntor, 2024

schedule 14:26 - 21 Nëntor, 2024

FMN ka rritur projeksionet për ekonominë nga 3.3 përqind që parashikonte në Tetor në 3.6 përqind, duke thënë se performanca ka qenë pozitive, duke tejkaluar goditjet gjatë viteve të fundit.

Gazetarja e ekonomisë, Erblina Mile theksoi në “Money Report” se FMN ka vlerësuar se rritja ekonomike e vendit është e konsiderueshme duke krahasuar me disa vende të tjera. Sipas saj, faktorët që kanë ndikuar janë ecuria e mirë e të ardhurave në buxhet, ulja e borxhit publik por edhe sektori i turizmit dhe nënsektorët e tjerë që lidhen drejtpërdrejt me të.

“Weber vlerësoi se ecuria është mjaft pozitive. Madje vlerësoi se rritja është e konsiderueshme nëse shohim ecurinë në Eurozonë në tërësi. Shifrat e dhëna sot nga FMN janë më të larta se para pak javëve në rishikimin e vjeshtës. U ndal në disa shtylla që kanë kontribuuar në këtë përmirësim të ecurisë ekonomike, ndikon ecuria e mirë e të ardhurave në buxhet, konsolidimi fiksal, borxhi publik që pritet të arrijë në 55.8 përqind vitin e ardhshëm. Dihet që turizmi është një ndër shtyllat kryesore dhe nënsektorët që lidhen me të kanë dhënë kontribut të rëndësishëm”, u shpreh Mile.

Duke u ndalur te skema e re të pensioneve, ajo theksoi se FMN ka shprehur gadishmërinë për të ofruar ndihmë nëse është e nevojshme.

“FMN deklaroi se nisma për reformimin e skemës së pensioneve është pozitive. Nuk kanë propozim konkret por u treguan të gatshëm që të japin ndihmën e tyre për rishikimin e skemës së pensioneve. Qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore janë duke hartuar një skemë për rishikimin e skemës së pensioneve. Fokusi është te rritja e të ardhurave.”, u shpreh gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!