Lufta midis Izraelit dhe Hamasit është një “re e re” në horizont që kërcënon të errësojë perspektivën tashmë të zymtë ekonomike globale, ka paralajmëruar kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kristalina Georgieva tha se tronditjet e rënda po bëhen “normalja e re” në një ekonomi të dominuar nga rritja e dobët.
Duke folur në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Marakesh, ajo konfirmoi se “po vëzhgon nga afër se si zhvillohet situata” – veçanërisht kur bëhet fjalë për çmimet e naftës.