Ekonomia shqiptare rrezikohet seriozisht nga shtrenjtimi i çmimeve ,borxhi i lartë publik dhe kriza energjitike. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën ndërkombëtare për tregun e kapitaleve Yan Sun shefja e misionit të FMN për Shqipërinë i bëri apel qeverisë të bëj kujdes me personat e varfër.
“Në lidhje me inflacionin e kuptuam që e vlerësuam gabim sepse e menduam inflacion kalimtar por na doli gabim sepse çdo muaj ndryshon. Inflacioni nuk është i importuar dhe kjo po cënon ekonominë vendase. Duhen politika për të stabilizuar këtë situatë dhe inflacioni të kthehet në normat e duhura.”
Borxhi mbetet i lartë dhe qeveria duhet të financoj rreth 20 % të buxhetit ,duhet të shohim të ardhura të besueshme,mbështetja fiskale duhet të jetë e përqendruar tek ata që kanë nevojë pra te personat më të cënueshëm.
Ndërkohë Banka Botërore e vuri theksin në rrezikun që i vjen ekonomisë shqiptare nga kriza energjitike.
“Shqipëria ka rreziqe prej thatësirës që ndodhin me baza vjetore dhe ndryshimet klimatike mund të jenë të shpeshta duke e shtuar mungesën e reshjeve dhe prandaj duhen marrë masa zbutëse për energjinë.”
Për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dëmet Ekonomike nga ndikimi i krizës Rusi -Ukrainë do duan disa vite që të tejkalohen.
Ndërkohë drejtori i AMF theksoi se zhvillimi i tregjeve të kapitalit është i rëndësishëm për forcimin e ekonomisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar. /abcnews.al

