Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në përfundim te vizitës në Shqipëri, ka vlerësuar ecurinë ekonomike në vend. Në deklaratën e Fmn thuhet se rritja parashikohet të arrij ne 3% për këtë vit.
“Ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri përballë goditjeve të njëpasnjëshme. Këtë vit, rritja ekonomike pritet rreth 3 për qind, e mbështetur nga kërkesa e qëndrueshme konsumatore, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit.”
Fondi monetar Nderkombëtar thekson se sfidë për ekonomine mbetet niveli i inflacionit edhe pse ka pasur një trend rënës.
“Inflacioni mund të zgjatë më shumë, i nxitur nga kushtet e shtrënguara të tregut të punës dhe nga rritjet e konsiderueshme të pagave në sektorin publik, duke ndikuar edhe në pagat e sektorit privat. Një përshkallëzim i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe moti i pafavorshëm, si faktor në prodhimin e energjisë elektrike, mund të sjellin një përsëritje të goditjeve “
Fondi Monetar vlerëson nismën për rritjen e pagave por njekohesisht sugjeron që të meren masa për të përmirësuar të ardhurat në buxhet.