Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fluturojnë” Turqia e Gjermania/ Europiani, dy pretendentë për titull arritën suksese bindëse

schedule12:48 - 2 Shtator, 2025

schedule 12:48 - 2 Shtator, 2025

Nuk është vetëm Serbia në listën e kandidatëve.

Europiani I basketbollit për meshkuj ka edhe disa pretendentë të tjerë tepër seriozë, dhe dy prej tyre janë Turqia e Gjermania.

Skuadra turke, që do të ndeshet pikërisht me serbët këtë të mërkurë për vendin e parë në grup, arriti fitoren e katërt në katër ndeshje.

Estonia u mund thellë 84-64 dhe sërish më I miri në fushë ishte Alperen Shengyn.

Talenti që luan për Hjuston Rokitsat në NBA shënoi 21 pikë, kapi 8 topa në tabela e shërbeu 5 asistë, ndërsa u aktivizua jo pak, por plot 32 minuta.

Natyrisht, ai nuk u la vetëm pasi veterani Xhedi Osman shtoi 11 pikë dhe kapi 4 topa në tabela.

Osmani Erxhan shtoi 14 pikë e 10 topa në tabela, ndërsa Adem Bona pati 12 pikë dhe 4 topa në tabela.

Një provë kolektive e një skuadre shumë serioze, edhe pse nuk cilësohet favorit.

Gjermania, ndërkaq, është vërtet e fortë.

Britania e Madhe u shkatërrua me shifrat 120-57, ndërsa yjet në parket nuk munguan.

Më I miri I ndeshjes u shpall Franc Vagner me 18 pikë e 10 asistë, ndërsa shënuesi më I mirë ishte Oskar Da Silva me 25 pikë e 5 topa në tabela.

Kapiteni Denis Shrëder, që është ankuar për racizëm në Europian, shtoi 19 pikë e 5 asiste, ndërsa Daniel Tis pati 10 pikë.

Nuk duhet të harrojmë se tek Gjermania shënojnë të gjithë, pasi Obst e Bonga realizuan nga 8 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!