“Fluturojnë” makinat në rrugët e Shqipërisë, 55 shoferë kapen mat duke drejtuar mjetin me 207 km/h

schedule15:24 - 1 Korrik, 2022

schedule 15:24 - 1 Korrik, 2022

Polkicia rrugore ka pezulluar 55 leje drejtimi në 24 orët e fundit, pasi ka kapur dhiferët e mjeteve të ngasin makinat me shpejtësi që varion nga 175 km/h, në rrugën interurbane “Tiranë-Durrës” dhe deri në 207 km/h, në unazën “Farkë-TEG”.

Gjithashtu janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 12 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
Gjatë 24 orëve monitorim, nga pajisjet logjistike bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion, u ndëshkuan me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:

٠1273 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
٠404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
٠613 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
٠192 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
٠11 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.

Nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi i qarkullimit rrugor është më i madh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në rradhë kur ka fluks automjetesh, të zgjedhin rrugë alternative për kthimin në Tiranë, si dhe të menaxhojnë shpejtësinë e qarkullimit, sipas normave të lejuara, pasi çdo aks rrugor në vend po monitorohet në çdo moment nga mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllim që të parandalojmë aksidentet dhe të rritim parametrat e sigurisë rrugore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!