Jeff Bezos bëhet një nga “astronautët” e parë të nisur në hapësirë nga kapsulën “Blue Origin” në raketën e saj New Shepard. Por mesa duket pilotja 82-vjeçare që shoqëroi miliarderin Jeff Bezos në udhëtimin e parë historik turistik në univers ka mbetur e zhgënjyer.
Wally Funk është shprehur se anija raketë nuk ka shkuar shumë lart dhe se gjithçka ishte errësirë.
“Ne u ngjitëm shpejt dhe ishte gjithçka errësirë. Mendova se do të shihja botën, por nuk ndodhi” shprehet 82-vjeçarja.
Ndër të tjera Funk ka falenderuar Jeff Bezos duke u bërë një nga personat më të moshuar që ka udhëtuar në hapësirë. Por mesa duket pilotja Wally Funk nuk është e kënaqur me udhëtimin dhe do dëshironte që të ishte me i gjatë.
“E doja çdo minutë të fluturimit, unë thjesht do të doja që udhëtimi të kishte qenë më i gjatë” shprehet Funk./abcnews,al