Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fluturoi” me “Audi” jashtë rruge, vdes i riu në Cërrik, shoku përfundon në spital

schedule10:27 - 11 Korrik, 2021

schedule 10:27 - 11 Korrik, 2021

Një person ka humbur jetën në Cërrik si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë natës. Sipas policisë rreth orës 01:45 në aksin rrugor Gostimë- Mollas në fshatin Lumas makina tip “Audi” me drejtues R.H. 33 vjeç humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i “Audi”-it dhe është plagosur pasagjeri E.Q. 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!