Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fluturoi kot në ajër, doja ta shkelmoja”, Crouch kujton aktrimin e Marcelos

schedule13:18 - 12 Nëntor, 2020

schedule 13:18 - 12 Nëntor, 2020

Peter Crouch i pëlqen gjithmonë të rikthehet në kohët e vjetra dhe e ka bërë sërish. Ish-sulmuesi i një sërë skuadrash në Premier Ligë së fundmi është rikthyer të kujtojë një karton të kuq të marrë ndaj Real Madrid në kohën kur luante me Tottenham.

Më 5 prill të vitit 2011 Real Madrid dhe Totthenahm përballeshin kundër njëri-tjetrit në llogari të çerekfinaleve të Champions League, një nga ndeshjet më negative në karrierë për Crouch.

 



Sulmuesi mori dy të verdhë në minutat 5 dhe 15 për dy ndërhyrje të ashpra, njërën ndaj Marcelos. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-0 (Adebayor 4’, 57, Di Maria 72’, Ronaldo 87’) për Los Blancos, por Crouch e ka ende mendjen te ndërhyrja ndaj Marcelos, që i dha atij kartonin e dytë të verdhë.

Një një intervistë të dhënë së fundmi ai kujton aktrimin e Marcelos. “I verdhi i dytë ishte për shkak të Marcelos. Unë as që e preka, por ai bëri një fluturim të pabesueshëm në ajër. Pastaj u rrokullis dhe kur arbitri më dha kartonin e dytë të verdhë ai filloi të kërcejë nga gëzimi.

 

Kurrë nuk kam dashur të shqelmoj dikë aq fort sa Marcelo në atë moment. Isha naiv. Dhomat e zhveshjes së stadiumit ‘Santiago Bernabeu’ janë nën tribuna dhe ka tifozë mbi ta. Isha me një peshqir mbi kokë dhe mund të dëgjoja çdo gol njëri pas tjetrit. Mendoja se ishte i gjithë faji i imi”, u shpreh Crouch. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!