Fluturimi i parë Tel Aviv-Tiranë/ Rama pret vizitorët: Mundësohet forcimi i lidhjes mes dy popujve

schedule22:23 - 2 Prill, 2025

schedule 22:23 - 2 Prill, 2025

Shqipëria dhe Izraeli lidhen tashmë direkt. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti mëngjesin e 2 prillit, fluturimin e parë nga Tel Avivi, duke shënuar hapjen e një linje të re direkte ajrore mes dy vendeve, duke e bërë udhëtimin më të shpejtë dhe komod.

Kryeministri Edi Rama priti vizitorët e parë të kësaj linje, ku deklaroi se kjo do të mundësojë forcimin e lidhjes mes dy popujve..

Sipas Ramës, kjo linjë do t’i shtojë Shqipërisë Turistike një burim të ri rritjeje.

“Mirësevini në Shqipëri. Kënaqësi të mikprisja vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael – Shqipëri, që do të mundësojë forcimin e lidhjes mes dy popujve që historia i ka lidhur ngushtë në orët më të vështira të kohrave, si edhe do t’i shtojë Shqipërisë Turistike një burim të ri rritjeje, ndërkohë që do të lehtësojë bashkëpunimet në të gjitha fushat”, shkruan Rama në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!