Helikopteri, i cili ishte ankoruar në roverin e NASA-s “Perseverance”, ishte planifikuar të fluturonte ditën e djeshme. Por agjensia hapësinore ka njoftuar shtyrjen e fluturimit të parë historik të helikopterit robotik Ingenuity për shkak të një problemi në rotorin e mjetit fluturues.
“Ekipi i helikopterit është duke shqyrtuar telemetrinë për të kuptuar problemin. Pas kësaj, ata do të planifikojnë përsëri testin me shpejtësi të plotë.”, tha Nasa. Helikopteri prej 1.8 kg do të bëjë fluturimin e parë të mërkurën me 14 Prill.
Testi i parë dhe vendimtar që u krye javën e kaluar, tregoi se helikopteri i rezistoi temperaturave të Planetit të Kuq, pasi u shkëput së pari nga “barku” i roverit hapësinor. Nëse ky fluturim do të jetë i suksesshëm, mjeti robotik mund të fluturojë deri në katër herë të tjera këtë muaj. /abcnews.al