Klubet e La Ligës kanë filluar përgatitjet për rifillimin e kampionatit. Ende nuk është vendosur data përfundimtare se kur do të startojë gjithçka, pasi qeveria është ende në dilemë mes datave 12 dhe 19 qershor.
Gjithashtu për t’u diskutuar është dhe protokolli që do të ndiqet. Presidenti i La Liga, Javier Tabias, do të takohet këtë javë me përfaquesit e klubeve për të vendosur rregullat e reja.
La Liga insiston që të gjithë klubet të udhëtojnë me avionë privat, duke ulur kështu mundësitë për t’u infektuar nga Covid-19. Edhe pse disa nga klubet nuk e kanë mundësinë, do të jetë liga ajo që do t’i mbulojë kostot.
Ideja për t’u grumbulluar në kampe nuk u pëlqen aspak lojtarëve dhe ata nuk e shikojnë si diçka të nevojshme. Gjithashtu, La Liga kërkon që ekipet të udhëtojnë në ditën e ndeshjes, jo si më parë. /abcnews.al