“Fluturim” me ski/ Domen Prevc, rekord të ri botëror në kërcim

schedule12:56 - 1 Prill, 2025

schedule 12:56 - 1 Prill, 2025

Zakonisht thuhet, “fluturim” drejt qiellit. Kjo që ndodhi në Planica të Sllovenisë, në garën e fundit të Kupës së Botës, ishte e kundërta, një fluturim nga qielli drejt tokës.

Në disiplinën e kërcimit nga trampolina me ski, një yll vendas, I quajtur Domen Prevc, hyri në histori duke vendosur një rekord të madh botëror.

Prevc, 25 vjeç, kërceu nga trampoline plot 254.5 metra, për kënaqësinë e rreth 17 000 tifozëve të pranishëm.

Kjo do të thotë të kërcesh më shumë se dy fusha e gjysmë futbolli.

Rekordin e mëparshëm e mbante që nga viti 2017 austriaku Shtefan Kraft me 253.5 metra, pra Prevc e theu me plot 1 metër.

Më pas, ai deklaroi se ky lloj skenari ishte aq I veçantë sa që nuk do të kishin mundur ta imagjinonin as regjisorët e Hollivudit.

Gjithsesi, ky heroizëm I vërtetë nuk mjaftoi që kampioni I botës të mbronte titullin, madje as që të fitonte garën në Planica.

Globin e Kristaltë e fitoi austriaku Daniel Çofenig, ndërsa fitues I garës në Slloveni ishte një tjetër slloven, Anzhe Lanishek, që në total fitoi më shumë pikë me kërcimet e tij sesa rekordmeni I ri.

Ky është titulli I parë për austriakun Çofenig, dhe u arrit pikërisht ditën që ai mbushi 23 vjeç, pra I bëri vetes një dhuratë për ditëlindje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!