Flutura kineze “pushton” Librazhdin, banorët: Nuk dalim dot nga shtëpia, janë përhapur kudo

schedule15:42 - 26 Qershor, 2021

schedule 15:42 - 26 Qershor, 2021

Nga Agim Blloshmi

Librazhdi pushtohet nga “fluturat kineze” ose siç njihet nga banorët “flutura e  bushit”. Ky insekt dëmton kryesisht drurët e bushit dhe të blirit duke ndikuar deri në tharjen e tij. Banorët e Librazhdit dhe fshatrave përreth thonë se për pak javë ato janë shtuar shumë.

“Nuk dalim dot nga shtëpia…në çdo vend gjejmë këto flutura”, shprehen ata.

Ata thonë se duket të kryhet dizinfektim në të gjitha zonat pyjore. Ndërsa biologia Ballkize Nelko sqaron se pse ka përhapje kaq të madhe të këtyre fluturave.

“Shpjegohet me ndryshimet klimatike që kanë ndodhur por dhe prej ndotjes së mjedisit. Habitatet ndryshojnë pozicion pasi nuk po përshtaten me ndryshimet klimatike. Ato shumohen dhe pushtojnë qytetin jo vetëm që shqetësojnë njeriun por pengojnë dhe zhvillimin e bimësisë. Të vjen keq që bushi po shkon drejt zhdukjes”, thotë Nelko.

Biologia kërkon të merren masa urgjente. “Duhen masa të menjëhershme, që të krijohen ekuilibra se natyra hakmerret dhe dënon gjallesa e tjera. Nuk kemi parë reagim nga institucionet për këtë fenomen të dëmshëm. Mund të luftohet me teknologji të përparuar”, thekson ajo.

Abc u interesua pranë Bashkisë së Librazhdit. Drejtorit i Bujqësisë Osman Terziu tha se kanë ngritur një grup pune për të monitoruar situatën. Gjithashtu I kanë bërë kërkesë Ministrisë së Bujqësisë ku I është kërkuar të ndërhyjë me dezinfektim nga ajri ose t’ju jepen fermerëve pesticide falas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!