Flutura Açka dorëhiqet nga të gjitha pozicionet brenda PD

schedule14:14 - 8 Mars, 2022

schedule 14:14 - 8 Mars, 2022

Deputetja demokrate Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha pozicionet e saj brenda PD. Vendimi Açkës vjen menjëherë pas rezultateve zhgënjyese që PD mori në zgjedhjet e 6 Marsit.

Açka përmes një postimi në Facebook, lajmëroi se jep dorëheqjen nga të gjitha pozicionet e saj brenda Partisë Demokratike, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë që ‘PD-së t’i hapet rruga për zgjedhje të vërteta dhe rikthimin e saj në forcë e përbashkuar opozitare’.

Sipas saj zgjidhja që PD të ringrihet është largimi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

“Heq dorë nga postet e mia në parti (anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit), pasi as i kam ushtruar kushedi se çfarë, as jam një njeri me një staturë të dukshme politike, por edhe dua që Opozita të vijë në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist ku po akaparohet me nxit Shqipëria”, shkruan Açka në Facebook.