Marcelo mund të kthehet në Brazil për të përfunduar karrierën e tij të shkëlqyer si futbollist në vendin e tij të lindjes. Lojtarit të Real Madridit dhe një prej kapitenëve aktual i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë.
Me këtë, e ardhmja e futbollistit është mjaft e qartë, ai do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori. Ndonëse është tunduar nga Turqia por edhe nga Italia, duket se mbrojtësi i krahut do ta mbyllte karrierën në skuadrën ku nisi gjithçka.
Marcelo u largua nga Fluminense, klubi ku filloi karrierën e tij si futbollist, në janar 2007 dhe 15 vjet më vonë ai mund të kthehet si djali i shtëpisë për të varur këpucët në Maracana.
Fluminense ka lëvizur skedën prej javësh dhe sipas burimeve pranë anës së bardhë, tani ka një probabilitet 80% që ky operacion të realizohet.r.t/abcnews.al