Fluksi në pediatri, 80 % e prindërve shmangin ambulancën

schedule16:32 - 1 Gusht, 2022

schedule 16:32 - 1 Gusht, 2022

Nga Ema Shazivari 

Përgjatë muajit korrik urgjenca e pediatrisë është përballur me një fluks të shtuar pacientësh. Kryesisht prindërit i sjellin prindërit në urgjencë pa rekomandimin e mjekut të familjes, duke shkaktuar radhë të tepërta.

Rreth 80% e fëmijëve që paraqiten në pediatrik, nuk kanë pasur nevojë për shërbim urgjent. Nga 7778 vizita që janë kryer gjatë këtij muaji, vetëm 652 pacientëve të vegjël u shtruan.

Mjeku pediatër Albert Lama thotë se prindërit frikësohen më së shumti nga temperatura e lartë. Kjo bën që shpesh të neglizhohen vizita tek mjeku i familjes dhe shkakton fluskin në spital.

“Gjëja kryesore që prindin e shqetëson është temperature e lartë. Nuk do të totë që ka një diagnozë të rëndë, në shumicën e rasteve është një infeksion që igurisht duhet të kontrollohet në kushte ambulatore”.

Problemet gastrointensinale janë dominuese në këtë periudhë. Mjeku tregon simptomat më të shpeshta.

“Gjatë stinës së nxehtë kemi infeksione virale dhe infeksionet e traktit tretës. Trakti respirator zë një përqindje më të vogël”.

Krahas virozave të stinës, shpesh fëmijët shfaqin probleme pas konsumit të ushqimeve jo të freskëta, që shkaktojnë helmim. Këputja e rënduar e trupit dhe të vjellat pa pushim janë tregues të një helmimi nga ushqimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!