Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fluksi i lartë i lëvizjeve në prag të Pashkëve/ Trafik i rënduar në hyrje-daljet e Lezhës

schedule19:04 - 4 Prill, 2026

schedule 19:04 - 4 Prill, 2026

Fluksi i lartë i lëvizjeve në prag të Pashkëve katolike ka rënduar ndjeshëm trafikun në hyrje-daljet e Lezhës këtë të shtunë.

Qindra automjete kanë krijuar radhë të gjata, sidomos në segmentet Lezhë–Laç dhe Lezhë–Shkodër, ku kolonat shtrihen për disa kilometra. Kthimi i emigrantëve dhe lëvizjeve e qytetareve drejt familjeve te tyre ka rritur ndjeshëm qarkullimin, duke e vënë në vështirësi menaxhimin e situatës në terren.

Edhe pse patrullat e Policisë Rrugore janë të pranishme dhe po punojnë për të disiplinuar qarkullimin, volumi i lartë i mjeteve dhe kapacitetet e kufizuara të kesaj superstrade per nje fluks te tille e bëjnë të vështirë normalizimin e trafikut.



Superstrada qe pershkon Lezhen vijon të mbetet problematike, pasi nuk përballon flukset e shtuara jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe në periudha festive si kjo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!